top of page
MA_JC_EPI_CMYK_POS.png
IntImage-1420x800.png
IGStories-1080x1920.png
11.jpeg

AC Milan RIKTHEHET NË PRISHTINË NGA 22 DERI MË 26 QERSHOR 2026

Pas një edicioni jashtëzakonisht të suksesshëm në korrik të vitit të kaluar, AC Milan rikthehet në Prishtinë për të vazhduar misionin e tij global në zhvillimin e talenteve të rinj dhe për të monitoruar nga afër potencialin e jashtëzakonshëm të futbollistëve në Kosovë. Nga 22 deri më 26 qershor 2026, kryeqyteti i Kosovës do të mirëpresë sërish AC Milan Junior Camp, duke sjellë një eksperiencë ndërkombëtare të nivelit elitar për djem dhe vajza të moshave 5 deri në 17 vjeç. Ky kamp nuk është vetëm një aktivitet sportiv është një platformë zhvillimi, përfshirjeje dhe fuqizimi për të rinjtë, pa dallim gjinie. Për 5 ditë rresht, rreth 250 futbollistë të rinj do të kenë mundësinë të stërviten nën udhëheqjen e trajnerëve zyrtarë dhe të certifikuar të AC Milan Academy, duke përjetuar nga afër metodologjinë autentike të një prej akademive më të njohura në botë. Të veshur me fanellat zyrtare të AC Milan, pjesëmarrësit do të ndihen pjesë e një prej familjeve më të mëdha të futbollit global. Programi i kampit është i ndërtuar mbi filozofinë e zhvillimit të plotë të lojtarit – duke kombinuar stërvitjen teknike, edukimin taktik dhe zhvillimin personal. Përmes seancave të strukturuara dhe të personalizuara, pjesëmarrësit do të punojnë për përmirësimin e aftësive të tyre individuale, ndërkohë që mësojnë vlera thelbësore si respekti, disiplina, puna në ekip dhe vetëbesimi. Në frymën e përkushtimit të AC Milan ndaj barazisë gjinore dhe përfshirjes, kampi në Prishtinë promovon aktivisht pjesëmarrjen e vajzave në futboll, duke krijuar një ambient të sigurt, mbështetës dhe motivues për të gjithë. Ky është një hap konkret drejt ndërtimit të një të ardhmeje më të barabartë në sport, ku talenti dhe pasioni janë të vetmet kritere që kanë rëndësi. Rikthimi i këtij kampi në Kosovë është një dëshmi e besimit që AC Milan ka në potencialin e të rinjve vendas. Për shumë prej pjesëmarrësve, kjo përvojë përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt ëndrrave të tyre në futboll, duke i ekspozuar ndaj standardeve dhe praktikave më të mira ndërkombëtare. Kampi do të përmbyllet me një event permbylles, ku trajnerët e AC Milan do të analizojnë progresin e pjesëmarrësve, jo vetëm në aspektin teknik, por edhe në mënyrën se si ata kanë reflektuar vlerat dhe shpirtin e lojës gjatë gjithë kampit. Prishtina bëhet sërish shtëpia e pasionit kuqezi, aty ku talenti takohet me mundësinë. ⚽🔴⚫

10.jpeg

RRETH NESH

RRETH NESH

Kampet e futbollit të Milanos ofrojnë një mundësi unike për djemtë dhe vajzat që të përjetojnë metodologjinë e një prej klubeve më të suksesshme në botë. Seancat stërvitore bazohen në filozofinë e akademisë së Milanos dhe drejtohen nga trajnerë zyrtarë, me fokus në përmirësimin e talentit të secilit lojtar.

Misioni ynë

Misioni ynë është të ofrojmë një përvojë stërvitore në nivelin më të lartë, duke sjellë të njëjtën cilësi dhe profesionalizëm që ofrohet në Akademinë e AC Milan. Përmes një programi të strukturuar të udhëhequr nga trajnerët e Akademisë së AC Milan, ne synojmë t'i ndihmojmë lojtarët të zhvillojnë aftësitë e tyre teknike dhe taktike në një mjedis profesional dhe argëtues.

Fokusi ynë

Në Kampin e AC Milan në Prishtinë, fokusi ynë është në zhvillimin e teknikave themelore të futbollit përmes stërvitjeve të strukturuara dhe seancave dinamike, të dizajnuara për të përfshirë dhe fuqizuar çdo pjesëmarrës, vajza dhe djem njësoj.

Programi, i bazuar në metodologjinë e AC Milan Academy, u ofron lojtarëve një qasje të qartë dhe gjithëpërfshirëse ndaj lojës moderne, duke i ndihmuar të kuptojnë më mirë aspektet taktike, rolet dhe pozicionet e tyre në fushë.

Përmes kësaj qasjeje, ne synojmë të zhvillojmë futbollistë të rinj nga Kosova që janë jo vetëm të talentuar, por edhe të disiplinuar, të vetëdijshëm dhe të përgatitur për sfida të reja  duke i mbështetur në rrugëtimin e tyre drejt performancës së lartë dhe zhvillimit të qëndrueshëm në futboll.

Na kontaktoni 

Për më shumë informacion në lidhje me kampin e Akademisë së AC Milan, regjistrimet dhe detajet, na kontaktoni!

📧 Email: acmilancampprishtina@gmail.com
📞 Telefon: +383 46 110 001
 

HAPAT PËR TË PËRFITUAR KËTË PËRVOJË:

1

HAPI 1: REGJISTROHUNI PËR KAMP

2

HAPI 2: STËRVITU SI NJË PROFESIONIST

3

HAPI 3: UDHËTONI PËR NË MILANO

4

HAPI 4: APLIKONI TANI

7.jpeg

ZHVILLIMI I FUTBOLLIT NË MILANO

Milani njihet për stilin e tij unik të sulmit dhe lojën dinamike, një metodologji që i ka rrënjët në akademinë e klubit. Me një histori të pasur në zhvillimin e talenteve të rinj, Milani është vendi ideal për të përmirësuar aftësitë tuaja dhe për t'u bërë lojtari që gjithmonë keni ëndërruar të jeni.

 

Vlerat tona bazohen në punën në grup, respektin brenda dhe jashtë fushës, si dhe përmirësimin e vazhdueshëm. Qasuni lojës me pasion, stërvituni me metodologjinë më të përparuar dhe përjetoni përvojën e një futbollisti profesionist!

8.jpeg

STËRVITU SI PROFESIONISTËT

Sesionet stërvitore të Kampeve Junior të Akademisë së Milanit janë të dizajnuara për të ndihmuar lojtarët të zhvillojnë teknikat themelore të futbollit me precizion, përmes përsëritjes dhe ritmit të lojës. Gjatë kampit, ata do të fitojnë një kuptim të plotë të taktikave, duke mësuar rreth çdo roli dhe pozicioni në fushë dhe se si ato funksionojnë së bashku.

 

Stërvitjet më të mira sulmuese dhe mbrojtëse krijojnë mjedisin ideal për përmirësim dhe argëtim. Bashkohuni me ne për një përvojë unike futbolli dhe filloni udhëtimin drejt ëndrrave tuaja!

bottom of page